ejup maqedonci minister 1

Maqedonci:Rusia frymëzon aktet terroriste, Koordinim i sulmeve si në Ukrainë dhe në Kosovë

Ngjarja e rëndë në Ibër Lepenc, edhe pse nuk arriti dot të dëmtonte aq sa pretendoi jetën ekonomike të Kosovës, tregoi se kërcënimi në veri mbetet i gjallë çdo ditë.

Në një intervistë ekskluzive për “Ditarin e Kosovës” në A2, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka sqaruar me detaje se çfarë veprimesh po kryen për të zbardhur këtë akt terrorist.

Sipas tij, ky ishte akti më i rëndë bashkë me atë të një viti më parë dhe të dyja i tregojnë botës se Serbia duhet të ndryshojë qasjen politike që ka, pasi mbetet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin.

Sipas ministrit Maqedonci, veriu nuk ka më struktura paralele, nuk ka më para të jashtëligjshme, nuk ka më banda, ndaj edhe aktet e terrorit kryhen në forma të tilla. Dhe ajo që e bën më interesante për t’u parë nga ndërkombëtarët është fakti se u krye fiks në ditët kur edhe Rusia kreu akte të tilla në Ukrainë dhe shenjat dhe armët e gjetura të ushtrisë ruse tregojnë se frymëzimi vjen prej andej.

Kur u pyet nëse është Kosova e rrezikuar nga sulme të tjera terroriste, Maqedonci u përgjigj: “Serbia ka qasje hegjemoniste dhe agresive ndaj Kosovës. Kjo qasje vazhdon fatkeqësisht. Militarizimi që i ka bërë pjesës jugore Serbia dhe mbështetja që u ka dhënë strukturave që kanë zhvilluar aktivitete kriminale e terroriste vazhdon të mbetet kërcënim për Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare duhet të rrisë presionin në dënimin dhe vendosjen në llogaridhënie të grupit të Radoiçiqit, por edhe në ndryshimin e qasjes politike të Serbisë me Republikën e Kosovës. Politika serbe vazhdon të ëndërrojë dhe ta shohë veten hegjemoniste në Ballkanin Perëndimor”.

Scroll to Top