Malajzia pret rritje të bashkëpunimit tregtar me Kosovën pas vendosjes së tarifave të Trumpit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 prill 2025

Kryeministri i Malajzisë, Datuk Seri Anwar Ibrahim pritet të takojë së shpejti liderët e Kosovës, Pakistanit dhe Maldiveve për të diskutuar mbi sfidat e fundit në tregtinë globale pas vendosjes së tarifave reciproke tregtare nga Donalt Trump.

Siç raporton media malajziase “MalayMail”, Anwar theksoi se ky veprim është pjesë e përpjekjes strategjike të vendit të tij për të përballuar sfidat e fundit ekonomike, pasi vendi nuk mundet thjesht të ankohet për fatin e tij.

“A të vazhdojmë të ankohemi, apo të veprojmë? Në diskutimet e mia me liderë aziatikë, me presidentin e Kinës, dhe së shpejti me presidentët e Kosovës, Maldiveve dhe Pakistanit, të cilët pritet të vizitojnë Malajzinë, synojmë të arrijmë një konsensus”, tha ai të premten, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri malajzias tha se ka biseduar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, e me presidentët e Brazilit dhe të Turqisë, mes tjerësh, me cilët tha të ketë diskutuar çështjen e zgjerimit të tregjeve të përbashkëta por edhe rritjen e turizmit në vendin e tij. 

Scroll to Top