Macron: Normalizimi i marrëdhënieve kusht thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 prill 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është takuar të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Macron tha se ka ripërsëritur se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian.

“Kemi diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Franca është thellësisht e lidhur me këtë. Ky është një kusht thelbësor për integrimin evropian të tyre”, ka shkruar Emmanuel Macroin në platformën “X’.

Kurse, Vuçiq, tha se bota po hyn “në një epokë turbulente që do të zgjasë” dhe se “është mirë që Serbia e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën”.

“Kemi diskutuar për një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i kërkova Francës që të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, dhe mendoj se kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha udhëheqësi serb.

Scroll to Top