Lista Serbe provokon gjatë fushatës, organizon event me këngëtaren proruse që promovon narrativën e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovës

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

08 tetor 2025

Në një kohë kur në Kosovë është në zhvillim fushata zgjedhore, Lista Serbe, një subjekt politik, i cili është dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme si i dirigjuar dhe financuar drejtpërdrejt nga qeveria e Serbisë, po organizon evenimente kulturore me përmbajtje dhe simbolikë të theksuar politike e historike, të cilat kanë karakter provokues për shoqërinë dhe kujtesën kolektive të popullit shqiptar.

Një nga këto ngjarje është koncerti i paralajmëruar për datën 8 tetor në Mitrovicën e Veriut, ku do të performojë këngëtarja Angjella Ignjatoviq e njohur si ‘Breskvica’, një nga interpretueset e këngës shumë të kontestuar “Gnezdo orlovo” (Foleja e shqiponjës) – një këngë që u propozua të përfaqësojë Serbinë në Eurovision 2024, por që përmban mesazhe të koduara për rikthimin e Serbisë në Kosovë dhe përkrahje të narrativës së gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Ngjarja organizohet me logon zyrtare të Listës Serbe, e cila në mënyrë të qartë e identifikon këtë event si pjesë të axhendës së saj politike:

“Breskvica në qytetin tonë – 8 tetor, ora 20:00, Knez Caffe, Mitrovicë e Veriut”.

“Biletat mund të merren në zyrat e Listës Serbe”.

Kënga “Gnezdo orlovo”, e cila u paraqit si pretendente për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision, është interpretuar nga ‘Breskvica’, por prapa saj qëndrojnë autorë që kanë krijuar një narrativë të rrezikshme dhe të kamufluar brenda vargjeve poetike.

Scroll to Top