Vendimi i moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë, nuk ka bazë në ligj dhe pasqyron faktin se sa shumë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron t’i eliminoj serbët nga këto hapësira.
Kështu ka thënë sot Zllatan Elek, kryetar i Listës Serbe, gjatë një konference për media të mbajtur sot në selinë e kësaj partie në Mitrovicë të Veriut duke shtuar se kjo është dhunë institucionale dhe juridike ndaj popullit serb dhe Listës Serbe.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk e dëshiron Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, por vetëm serbët e dëgjueshëm, ndërsa tha se kërcënimet e tilla nuk do ta pengojnë partinë që ai udhëheqë të luftoj me të gjitha mjetet demokratike për popullin serb këtu.
Ai paralajmëroi poashtu ankesë në adresë të PZAP-së, duke thënë se pret një përgjigje pozitive nga kjo e fundit.
KosovëKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për shkak të “thirrjeve nacionaliste” të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
Megjithatë, për këtë moscertifikim kanë reaguar ambasada e SHBA-së, ambasadori gjerman e ai britanik si dhe BE-ja duke kërkuar që ky vendim mos të politizohet.