Lirohen dy serbët e arrestuar të dielën në Prizren, të njëjtit u tha se ishin oficerë aktiv të sigurisë së Serbisë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

08 prill 2025

Dy serbët që u arrestuan të dielën në Prizren, janë liruar pas ndalimit të tyre prej 48 orësh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se të njëjtit janë oficerë aktiv të sigurisë së Serbisë.

“Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, deklaroi Sveçla.

Lirimin e tyre e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Lidhur me  rastin e fundit, ju informojmë se pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë, prokurori i çështjes ka analizuar të gjitha provat dhe rrethanat e paraqitura gjatë fazës fillestare të hetimit. Bazuar në këtë vlerësim profesional dhe të pavarur, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Tutje në përgjigje është thënë se prokurori i çështjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera hetimore duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve.

Scroll to Top