Lirimi i policëve në rastin Agon Zejnullahu, reagon avokati i familjes: “Veq drejtësi nuk është”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 gusht 2025

Avokati i familjes së Agon Zejnullahut, Azdren Hoxha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë.Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka shprehur shqetësimin e thellë të familjes.

“Aktvendimi i gjykates se apelit,per nderprerjen e paraburgimit ne ceshtjen e pese zyrtarve policor qe hetohen per veper penale,vrasje nga pakujdesia te qytetarit Agon Zejnullahu, mund te sherbej edhe te interpretohet ne forma te ndryshme, veq drejtesise nuk i kontribuon.

“Mund te jete cka do, veq drejtesi nuk eshte. Me u dyshu per kete veper penale kaq te rende, me veprime aq te vrazhda e gjakftohtesi.Me u shqetesu i madh e i vogel ne vendin tone edhe me i lene te lire,eshte brengosese. Jeta e njeriut po vlejka pak andaj kjo duhet me na prek krejt njerzve me ndjenja normale”, ka shkruar Hoxha.

Scroll to Top