Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 maj 2025
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se ai si kryetar i Nismës Socialdemokrate, po edhe dy deputetet e tjera, nuk kanë ndryshuar qëndrim për sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit.
Ai ka folur edhe për votimin e fshehtë, i cili, siç thotë ai, është në kundërshtim me rregulloret e Kuvendit.
“Ne e kemi pasur qëndrimin. Besoj është kundër rregullave dhe praktikës parlamentare. Nuk mundem me votuar diçka që ne besojmë që është kundërshtim me praktikën parlamentare dhe rregullat ligjore. Ka filluar votimi i hapur duhet të përfundojë i tillë. Sikur të kish filluar me fillim votim të fshehtë është e lejueshme edhe me rregullore, edhe me ligj nuk kish pasur asnjë problem”, theksoi Limaj.

















