Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
01 tetori 2025
Fushata “Çka po bon për neve?” do të lansohet nga sot më 1 tetor, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për Sindromën Down. Kjo nismë synon të mobilizojë qytetarët, institucionet publike dhe private në mbështetje të qëndrueshmërisë financiare dhe ngritjes së fondeve për shërbimet terapeutike dhe sociale për personat me Sindromën Down në Kosovë, shërbime të domosdoshme për personat me Sindromën Down.
Fushata do të zgjasë deri në muajin dhjetor 2025 dhe do të zhvillohet përmes platformave sociale të shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK). Përmes saj, përveç informimit rreth shërbimeve dhe nevojës për mbështetje financiare, bëhet thirrje e qartë për kontribut dhe solidaritet për të siguruar vazhdimësinë e këtyre shërbimeve jetike për personat me sindromën Down. Donacionet do të mund të realizohen përmes linkut në platformën GoFundMe https://shorturl.at/9JqPr apo përmes llogarive bankare te Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Emri i llogarisë: Shoqata Down Syndrome Kosova
ProCredit Bank – IBAN: XK051110242501000152
SWIFT: MBKOXKPRXXX
Emri i llogarisë: Shoqata Down Syndrome Kosova
Raiffeisen Bank -IBAN:XK051501090000423672
SWIFT: RBKOXKPR
Përgjegjësia sociale në fokus
Fushata ka gjithashtu për qëllim të nxisë përgjegjësi sociale dhe përfshirje aktive nga figura kyçe të jetës politike dhe publike në vend. Duke qenë se fushata nis në prag të zgjedhjeve komunale, gjatë 10 ditëve të para ajo do të fokusohet në nxitjen e të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë që t’i bashkohen kësaj kauze përmes kontributit financiar apo mbështetjes publike.
Pas kësaj periudhe, fushata do të vazhdojë të targetojë, biznese, korporata, filantropë, figura publike dhe të gjitha shtresat e shoqërisë që mund të japin kontributin e tyre.
Të gjithë qytetarët, institucionet publike dhe private, diaspora ftohen të bëhen pjesë e kësaj iniciative qoftë duke kontribuar financiarisht, ose duke shpërndarë mesazhin e fushatës në platformat e tyre sociale.

















