Lansohet linja pa pagesë nga MPB, për informim rreth zbatimit të Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 shkurt 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka aktivizuar nga sot një linjë telefonike pa pagesë – 0800, në kuadër të periudhës informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Numri i linjës është 0800 46 757, dhe qytetarët apo palët e interesuara mund të telefonojnë pa kosto për të marrë informacion mbi dispozitat e këtyre ligjeve.

Sipas njoftimit të MPB-së, informacionet do të ofrohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me qëllim lehtësimin e qëndrimit të vizitorëve dhe të huajve në Kosovë, si dhe për qarkullimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit.

Fushata informuese e Ministrisë do të vijojë deri më 15 mars 2026, duke synuar lehtësimin e qasjes në informacion dhe sigurimin e respektimit të legjislacionit në fuqi.

Scroll to Top