Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 dhjetor 2025
Lahuta shqiptare shpallet pasuri e UNESCO-s për mbrojtje urgjente
Instrumenti tradicional shqiptar, Lahuta, është përfshirë zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s që kërkon mbrojtje urgjente.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkroi: “Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.”
Ky vlerësim ndërkombëtar synon të ruajë dhe promovojë një nga simbolet më të lashta të kulturës shqiptare.

















