Mitrovica është një qytet që njihet për antikë, histori, kulturë. Një qytet ku frymojnë ende “gjurmët” e historisë që u përjetësuan në hapësirat e qytetit, e përmes kujtesës kolektive ato gjithherë “rikthehen” përmes bisedave mes njerëzish.
Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
Një copëz historie që akoma sjell pjesë të së kaluarës nga jetesa në Mitrovicë është edhe “Lagjja Angleze” në fshatin Stantërg.
Historiani, Enis Kelmendi ka thënë se anglezët u interesuan për xehet dhe pasuritë e zonës së Trepçës dhe mbi këtë bazë filluan të vendoseshin në këtë rajon.
Kelmendi ka thënë se anglezët këtë pronë e kishin blerë nga familja Haxhimehmeti dhe në vitin 1924 filluan të vendoseshin këtu ku synonin të fillonin gërmimet nëntokësore të para.
“Ky është qëllimi i ndërtimit të kësaj lagjeje që pastaj për nevojat e trupës angleze, udhëheqësve, menaxhmentit, punëtorëve, mjeshtërve dhe minatorëve që kishin njohuri në këtë lloj zanati filluan ta ndërtojnë lagjen angleze”, ka thënë historiani Kelmendi.
Ai ka shtuar se gërmime sipërfaqësore në këtë rajon ka pasur që nga periudha iliro-romake.
Ndërsa, gërmimet e para profesionale nëntokësore janë bërë nga anglezët.
“Ky është një impakt i madh që iu dha tërë rajonit sepse xehet fillonin të eksportoheshin, sepse Mitrovica e posedonte hekurudhën dhe stacionin hekurudhor, të gjitha këto u ndërlidhën në një vend ku anglezët me dijen, përvojën dhe lidhjen që e kishin sidomos në aspektin e transportit dhe tregtisë filluan jashtëzakonisht ta zhvillojnë këtë rajon.
Që nga ajo kohë filloi të merr emër rajoni dhe ‘Trepça’ si minierë e suksesshme dhe e pasur, e që më vonë në kohën e ish-Jugosllavisë u zhvillua jo vetëm ekstradimi i xeheve, por edhe shkrirja e përdorimi i saj në ekonominë e gjerë”, ka theksuar Kelmend


















