Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Kurti nuk dha përgjigje, duke u arsyetuar se ishte duke shkuar në një takim.“Më duhet të shkoj në takimin e radhës”, ka deklaruar shkurt Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit.
Sipas njoftimit të LVV-së, Gjykata ka tejkaluar mandatin e saj duke “shpikur norma të reja juridike” dhe duke “uzurpuar funksione që i takojnë ekskluzivisht Kuvendit të Kosovës”.“Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të krijojë rregulla të reja që nuk janë të përcaktuara as në Kushtetutë, as në Rregulloren e Kuvendit.
Shpikja arbitrare e normave si ajo për kufizimin e propozimit të kandidatit për kryetar Kuvendi vetëm tri herë, është shembull i rrezikshëm i interpretimit që shkon përtej juridiksionit kushtetues”, thuhet në reagim.BallinaJobsTë FunditLajmeBotëEkonomiSportMagazinaKulturaStiliFemraShëndetësiKuzhinaTeknologjiFunNë TrendReal EstateDealsMotiPrishtinaPrizreniPejaFerizajGjakovaMitrovicaGjilaniEdicioni:Kërko lajmeDeals Real Estate Jobs Moti MarketingBallinaTë FunditNë TrendLivePër neNa KontaktoniArkivaProkurimi i hapurReklamo në TelegrafiShkarkoje aplikacionin:IOS APPAndroid APPLajmeKosovëKy është reagimi i Kurtit kur pyetet nëse do ta respektojë vendimin e KushtetuesesKy është reagimi i Kurtit kur pyetet nëse do ta respektojë vendimin e KushtetuesesPara 7 oreKryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Kurti nuk dha përgjigje, duke u arsyetuar se ishte duke shkuar në një takim.“Më duhet të shkoj në takimin e radhës”, ka deklaruar shkurt Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit.
Sipas njoftimit të LVV-së, Gjykata ka tejkaluar mandatin e saj duke “shpikur norma të reja juridike” dhe duke “uzurpuar funksione që i takojnë ekskluzivisht Kuvendit të Kosovës”.“Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të krijojë rregulla të reja që nuk janë të përcaktuara as në Kushtetutë, as në Rregulloren e Kuvendit. Shpikja arbitrare e normave si ajo për kufizimin e propozimit të kandidatit për kryetar Kuvendi vetëm tri herë, është shembull i rrezikshëm i interpretimit që shkon përtej juridiksionit kushtetues”, thuhet në reagim.

















