Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shtator 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 e 12 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 27 e 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:


















