koha

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, diell dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 Janar 2025

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet lokalisht me intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 2-10 m/sek, në lugina dhe bregdet era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/sek me valëzimin në dete 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 7 deri 18°C
në zonat bregdetare 11 deri 18°C

Scroll to Top