rrahmani asllani

Kush janë top pesë futbollistët kosovarë që shkëlqyen në fundjavë ?

Kjo fundjavë si çdo herë tjetër ishte e suksesshme për disa prej futbollistëve kosovarë që luajnë në arenën evropiane. 

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

Që nga Meriton Korenica deri tek Fisnik Asllani dhe Amir Rrahmani, secili në një mënyrë apo tjetër, ishin vendimtar me paraqitjet e tyre për klubet respektive

Meriton Korenica u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Clujit ndaj Otelul Galatit duke u vlerësuar me notën 9.0 nga Sofascore falë golit dhe asistimit që bëri në atë takim. 

Ndonëse nuk e gjeti rrugën e golit, sulmuesi Fisnik Asllani sërish bëri një paraqitje shumë të mirë për Elversbergun ndaj Schalke 04. 

Ai u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore ku për 90 minuta pati disa tentime në drejtim të portës, tri pasime kyçe, shtatë duele të fituara dhe 24 pasime të kompletuara. 

Golin e parë këtë sezon e gjeti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili e udhëhoqi Napolin drejt një fitoreje të vlefshme në udhëtim ndaj Genoas.

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij, Amir Rrahmani u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 7.8. 

Një ndër më të mirët në fushë për Kolnin në fitoren minimale 1-0 ndaj Kaiserslautern ishte edhe Leart Paqarada. 

30-vjeçari ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në fushë duke u vlerësuar me notën 7.6 nga Sofascore, pasi pati pesë ndërhyrje, 34 pasime të kompletuara, gjashtë duele të fituara dhe një gjuajtje të bllokuar. 

Më i dalluari në fushë për Istanbulsporin në Turqi ishte mesfushori Florian Loshaj i cili pati një ndeshje të mirë në barazimin 1-1 ndaj Pendiksporit në udhëtim. 

Loshaj u vlerësua me notën 7.6 nga Sofascore teksa pati tri pasime kyçe, 16 pasime të kompletuara, dy goditje në kuadratin e portës dhe tri duele të fituara.

Scroll to Top