Kush është Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes në Hagë? Çfarë dëshmoi ai?

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

17 shtator 2025

Dëshmitari i mbrojtjes, Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar për delegacionin kosovar në Rambuje deklaroi se Hashim Thaçi u raportonte komandantëve të zonës dhe se ai kontrollohej nga jashtë. Ai në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se gjatë qëndrimit në fshatin Rambuje të delegacionit nga Kosova, Hashim Thaçi kishte “trysni dhe presion ideologjik”.

Dëshmitari i mbrojtjes, Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar për delegacionin kosovar në Rambuje deklaroi se Hashim Thaçi u raportonte komandantëve të zonës dhe se ai kontrollohej nga jashtë.

Ai në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se gjatë qëndrimit në fshatin Rambuje të delegacionit nga Kosova, Hashim Thaçi kishte “trysni dhe presion ideologjik”.

Mbrojtja e Thaçit, Luka Mishetiq gjatë pyetjeve të tij ka paraqitur një dokument ku thuhej se “Thaçi kontrollohej nga jashtë” për çka Williams tha se një gjë të tillë e ka vërejtur gjatë bisedave në Rambuje.

“Baza për këtë përfundim [se Thaçi kontrollohej nga jashtë], janë disa faktorë, biseda të shumta përmes thirrjeve telefonike që realizonte Hashim Thaçi me persona të ndryshëm nga jashtë kështjellës. Telefoni i tij binte në mënyrë të vazhdueshme, që shpesh nënkuptonte që atij i duhej ose të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës. Delegacioni i Kosovës ishte në katin përdhese, kështu që mund të dilje lehtësisht në oborrin e kështjellës…Ti mund ta lexoje pak edhe nga gjestikulacioni ose nga paraqitja. Ndonjëherë ke një koklavitje ose një përzierje të aktorëve edhe ka shumë aktorë apo palë të tjera të cilët mua më kanë bërë që shkoj në këtë përfundim. Pra, krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm të negociatave”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se përshtypja e tij ishte që “Thaçi nuk kishte kontroll të plotë mbi negociatat dhe se ai ‘përfaqësonte interesat nga jashtë’ ”.

Williams tha se e kishte të qartë se Hashim Thaçi ishte “përfaqësues dhe zëri i UÇK-së në atë kështjellë”.

Scroll to Top