Kusari-Lila nuk komenton rreth deklaratave të Limajt për koalicion:”Herët të flitet për mundësitë e bashkëpunimit”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 shkurt 2025

Shefja e grupit parlamentar të VV-së në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari-Lila, e cila në këto zgjedhje kandidoi bashkë me VV-në dhe partinë Guxo, tha se grupi i tyre ka hyrë në këto zgjedhje për të qeverisur vetëm.

Kusari-Lila e pyetur mbi deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili i hoqi vijat e kuqe për VV-në nuk dha asnjë koment me arsyetimin se “është herët të flitet” kur rezultatet ende s’janë certifikuar.

“Lëvizja Vetëvendosje, grupi ynë, ka qenë i qartë për qeverisje të vetme, e para. E dyta, që ende pa u certifikuar rezultatet, pa u konfirmuar mandatet është shumë herët të flitet për çfarëdo mundësie bashkëpunimi në të ardhmen. Nuk kisha komentu specifikisht në deklaratat e z. Limaj për arsye se ka të bëjë me një proces i cili është ende duke vazhduar, prandaj besoj deklarimet dhe komentet për to mund t’i bëjnë të tjerët”, tha ajo.

Scroll to Top