Kurti zbulon se është takuar me Osmanin, nuk e mohon se është i nevojshëm bashkëpunimi me opozitën për çështjen e presidentit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 janar 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se është në kontakt te vazhdueshëm me presidenten aktuale, Vjosa Osmani. Ai shtoi se zgjedhja e të parit të shtetit është hapi i katërt, meqë duhet të themelohet Kuvendi, zgjidhen nënkryetarët dhe të bëhet Qeveria e re.

Ai gjithashtu shtoi se për formimin e Qeverisë nuk ka probleme, por për vendime që kërkojnë dy të tretat e votave, si marrëveshjet ndërkombëtare ose zgjedhja e presidentit, do të jetë e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.

“Populli na ka dhënë një mbështetje të madhe, që na vendos një përgjegjësi të lartë. Gatishmëria ekziston nga ana jonë, dhe në muajin shkurt do të shihet nëse ekziston gatishmëri edhe nga opozita,” tha Kurti.

Kryeministri theksoi se prioritet mbetet qeverisja efikase dhe përmbushja e premtimeve ndaj qytetarëve.

Scroll to Top