Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 nentor 2025

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur urimet e tij për Bedri Hamzën, me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka theksuar se proceset zgjedhore brenda partive politike, si edhe bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet spektrit të gjerë politik, gjithmonë në funksion të interesit publik, përbëjnë parime thelbësore për funksionimin dhe avancimin e shtetit.

Kryeministri Kurti ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe përgjegjësitë që kërkon shërbimi ndaj Republikës së Kosovës.

Scroll to Top