Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
08 nentor 2025
Pas rastit të rrëmbimit dhe plagosjes së një qytetari serb me shtetësi kosovare, që dyshohet të ketë ndodhur nga xhandarmëria serbe brenda kufirit të Kosovës, në Leposaviq, ka folur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Shefi në detyrë i qeverisë thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka nisur përndjekjen e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës.
“Fqinji ynë veriorë, përveç se është agresor është edhe agresiv. Vazhdimisht bën sulme, kërcënime e provokime. Së fundmi është e qartë që Serbia është dorëzuar para Republikës së Kosovës, dhe para shqiptarëve. Ajo tash i ka në shënjestër serbët të cilët janë integruar në Kosovë, që punojnë për të mirën e komunitetit serb, dhe të cilët nuk i kanë librezat e partisë së presidentit të Serbisë, Vuciq atje”, deklaroi ai.
Sipas tij, Serbia është drejtuar kah Kremlini, e jo Evropa ashtu siç është rreshtuar Kosova.
“Kosova dhe Serbia dy shtete fqinje, Kosova është shtet demokratik, me paqe e siguri, me ligjshmëri dhe rend publik, ndërkaq Serbia është shtet autokratik, armiqësor i orintuar kah veri-lindja pra nga Kremlini, dhe gjithashtu me aspirata ekspazioniste e hegjemoniste në Ballkan. Ne jemi të orientuar kah Perëndimi kah Bashkimi Evropian dhe NATO-ja”, deklaroi Kurti.
Nga sheshi i veriut të Mitrovicës, Kurti kërkoi sanksionimin e Serbisë nga BE-ja dhe NATO, meqë sipas tij, ajo përbën kërcënim për vendet e Ballkanit.
“Andaj është e domosdoshme që faktorët ndërkombëtar bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi, e posaçërisht Bashkimi Evropian dhe NATO-ja ti bëjnë trysni Beogradit ta vendosin Serbinë nën sanksione sepse ajo po i lufton serbët në Kosovë të cilët dëshirojnë të jetojnë në paqe e në liri, për të cilët jemi garant ne si qeveri e Republikës meqenëse unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, por edhe i të tjerëve përfshirë serbëve që janë rreth 4% të popullsisë në Kosovë”.
Kurti ka një thirrje edhe për serbët në katër komunat veriore

















