ambasadori

Kurti takon ambasadorin e Japonisë për Kosovë, bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe

    Gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri Albin Kurti në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

    Sipas një komunikate për media, në takim thuhet se u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral, transmeton Klankosova.tv.

    “Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”.

    Scroll to Top