“Kurti si Zelenski përballë Trump”, Joseph: Përgatituni për presione të forta, s’përjashtohet ikja e ushtarëve amerikan nga KFOR

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

19 mars 2025

Profesori dhe eksperti i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph, në një intervistë për A2Cnn, nuk e përjashtoi mundësinë e tërheqjes së trupave të ShBA-së nga KFOR-i, por thotë se Trumpi duhet të përballet me problemet që do të vijnë nga një vendim i tillë.

Sipas ekspertit Joseph, Kryeministri Albin Kurti mund të përballet me presione të njëjta si ato ndaj presidentit ukrainas nga Donald Trump, por është në pozita edhe më të pafavorshme se Zelensky. Ai nuk ka mbështetjen e plotë të BE-së apo Britanisë së Madhe, dhe është përballur vazhdimisht me kritika.

“Unë e pranoj këtë. Serbia është provokuese dhe nën udhëheqjen e presidentit Vuçiq, ka ndërmarrë hapa të qartë për të provokuar dhe për të destabilizuar situatën, dhe e pranoj këtë. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti, në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës dhe nuk ka përmbushur përgjegjësinë e tij si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk e ka përmbushur këtë në drejtim të serbëve, të cilët janë qytetarë të Kosovës dhe të cilët kryeministri Kurti duhet të përpiqet t’i tërheqë larg Beogradit, në vend që të ushtrojë trysni duke i bërë që të shohin nga Beogradi dhe jo nga Prishtina.”, theksoi profesori për A2Cnn.

Scroll to Top