Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 korrik 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin.
Siç ka njoftuar Qeveria, Kurti do të udhëheqë delegacionin e Republikës së Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.
Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

















