Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
04 mars 2025
Është paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sot në vendosjen e një gur themeli të një çerdheje të re në Gjilan, që do të fillonte në orën 10:00.
Por kjo është e njëjta kohë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.
Në lidhje me atë se ku do të jetë i pranishëm pas daljes nga shtëpia, Kurti nuk ka pranuar të deklarohet.

















