Kurti për protestën e bizneseve: Ka kaluar koha e barrikadave

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

29 maj 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj protestës së bizneseve të cilët po kërkojnë shtyrjen e vendimit të tregut të lirë të energjisë elektrike, i paraparë të fillojë më 1 qershor. Kurti tha se sot po tentohet të bllokohen rrugët magjistrale, por ai shtoi se koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar.

Ai thotë se Oda Ekonomike e Kosovës se kërkesa për shtyrje të këtij vendimi nuk e zgjidh problemin, por veçse bartë koston e energjisë elektrike te familjet dhe bizneset e vogla

Kryeministri në detyrë gjatë mbledhjes së sotme tha se vendimi për liberalizimin e tregut energjetik nuk është i befasishëm pasi ligji për Energjinë Elektrike ka hyrë në fuqi nga viti 2016, dhe sipas tij, faza e dytë e implementimit të këtij ligji që tashmë prek bizneset është shtyrë disa herë për 8 vite.

Kryeministri në detyrë u bëri thirrje të gjitha odave dhe bizneseve të fillojnë të mendojnë mençur për efiçiencë dhe optimizimin e shfrytëzimit të energjisë

Aktualisht ne hyrjet e kryqrytetit kanë nisur protestën përmes të cilës po kërkojnë pezullimin e vendimit i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizimin e tregut energjetik

Scroll to Top