Kurti pas dështimit të konstituimit të Kuvendit; Opozita u rebelua, sulm brendainstitucional kundër Kosovës

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 prill 2025

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive pasi nuk u  votua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

“Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brendainstitucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë”, ka shkruar Kurti.

Reagimi i plotë i tij:

Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brendainstitucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.

Scroll to Top