Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

19 shtator 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar sot vendimin e SHBA-së, për të pezulluar nisjen e dialogut strategjik me Kosovën.

Kurti tha se kjo ka të bëj me një dialog i cili nuk kishte nisur, duke siguruar se Kosoa dhe Amerika nuk janë prishur, por kanë disa dallime.

“Sa i përket njoftimit nga Ambasada Amerikane jaëven e kaluar, së pari Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik, jo dialogut strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ai fajësoi opozitën se po i zmadhojnë në drejtim negativ çdo raport mes qeverisë dhe SHBA-së, ndonëse pranoi se pranoi se dallimi më i madh me Amerikën është në fushën e diplomacisë, ndërsa po vazhdon normalisht bashkëpunimi në mbrojtje dhe zhvillim.

“Nuk jemi prishur me amerikën por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative cdo ndodhi për raportet e qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua ti minimizojë zhvillimet e fundit. I sigurojë qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës së SHBA-së. Për gjatë mandatit tonë jemi angazhuar që partneriteti ynë të forcohet në tri shtylla kryesore, diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime dhe ato shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturat e saj ilegale në Kosovë, përderisa pajtohemi për vlerat, interesa e qëllime, nganjëherë jo edhe për çështje operacionale e taktike, megjithëkëtë vështirësi në këtë shtyllë ka ecje substanciale në dy shtylla tjera, të mbrojtjes dhe zhvillimit”, deklaroi Kurti. 

Scroll to Top