Kurti për sulmin në Zveçan: Nuk ka individ e as struktura që janë më të fuqishme se Kosova

Kurti: Nga 1 janari paga minimale bëhet 425 euro bruto, në korrik 500

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë do të rritet nga 350 në 425 euro bruto.

Në një postim në Facebook, Kurti bëri të ditur se faza e dytë e rritjes do të hyjë në fuqi më 1 korrik, duke e çuar pagën minimale në 500 euro, siç ishte parashikuar në vendimin e Qeverisë. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë se një dekadë, dhe brenda këtij mandati po e rrisim për të tretën herë,” shkroi Kurti.

Ky vendim synon përmirësimin e kushteve për punëtorët dhe përkrahjen e sektorit privat përmes rritjes së të ardhurave.

Scroll to Top