Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 qershor 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka shkuar në një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja e këtij takimi në objektin e Komunës së Mitrovicës, mirëpo Telegrafi do të ju mbajë të informuar.
Ndërkaq, ky takim është duke ndodhur pas dështimit për të 29-tën herë të konstituimit të Kuvendi i Kosovës
Ai siç duket do ta mbajë një takim me të parin e komunës, Bedri Hamzën.
Zyra e Kryeministrit nuk ka lëshuar ndonjë njoftim për agjendën e takimit.
Takimi është ende duke u mbajtur, teksa mediat lokale kanë publikuar pamje të Kurtit duke dalë nga xhipi i zi për t’u drejtuar në komunë.
Ai ka shfrytëzuar hyrjen e pasme të komunës për t’u futur në objekt.