Kurti ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës – 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë, e 1 milion nëse kualifikohet për Kupën e Botës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 nentor 2025

Qeveria në detyrë ka ndarë 250 mijë euro si shpërblim për Kombëtaren e Kosovës, për suksesin e treguar në kualifikimet për Kupën e Botës, që e ka cilësuar si historik.

Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, Kurti ka premtuar 500 mijë euro shpërblim.

E në rast të kualifikimit për Kupën e Botës, 1 milionë euro tjera.

Me vendim të Qeverisë, do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë më plot votëbesim. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë 500 mijë euro. Së dyti në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro tjera shpërblim”, ka thënë Kurti.

“Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, ka deklaruaar Kurti.

Scroll to Top