Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 prill 2025

Albin Kurti ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Kështu ka deklaruar ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës, e cila është parë edhe nga mediat.

Bazuar në ligjet në fuqi, ata që e fitojnë mandatin si deputet e nëse janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, pra kanë ndonjë pozitë ekzekutive si: Kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër apo edhe zëvendësministër, duhet të japin dorëheqje nga pozita qeveritare.

Si rrjedhojë deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë arritur të miratojnë raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve.

Pavarësisht që komisioni i përkohshëm që u formua në përbërje të Artan Abrashit LVV, Përparim Gruda PDK, Armend Zemaj LDK, Time Kadrijaj AAK-Nisma rekomandoi që të vazhdohet me punimet, raporti nuk kaloi.

Abrashi bëri të ditur se edhe në komision ky raport u kundërshtua nga partitë opozitare.

Të njëjtat edhe pas hedhjes në votim të këtij raporti nga ana e kryesuesit të seances Avni Dehari, votuan kundër, ndërkaç deputetët e NISMA-s votuan pro.

“52 vota ishin për, 46 kundër dhe 11 abstenuan. Raporti i komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve nuk kalon”, tha Dehari

Scroll to Top