Kurti: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 qershor 2025

Albin Kurti, kryeministër në detyrë ka uruar të gjithë fëmijët për ditën e tyre.

Ai u shpreh se shoqëria bëhet më e mirë, atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve.

Kurti po ashtu përmendi se me qeverinë e tij janë bërë shtesat për fëmijë dhe lehona, gjë që sipas tij ka qenë një nevojë e madhe.

“I gëzohemi shumë faktit që politika jonë në nivel qendror për shtesa për fëmijë dhe nëna lehona po adaptohet edhe nga komunat në nivel lokal. Fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre. Le të punojmë bashkë e edhe më fortë që fëmijëve në mbarë vendin t’ua ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë; të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë shtratin e butë e shtëpinë e sigurt, ushqimin e mirë, shkollimin cilësor, të drejtat që u respektohen dhe mundësitë e barabarta”, u shpreh Kurti

Scroll to Top