Kurti dhe stafi i tij nëntfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

31.maj 2025

Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe vetë Albin Kurti i kanë nëntfishuar shpenzimet e tyre vitin e fundit të qeverisjes krahasuar me 8 muajt e parë kur e morën mandatin në 2021. Shpenzimet janë rritur në të gjitha kategoritë dhe më së shumti para u harxhuan në dreka e darka dhe ngjarje të kabinetit

Shumë simbolike prej vetëm 3 mijë e 425 euro e 84 cent kishte shpenzuar kryeministri Albin Kurti dhe i gjithë stafi i tij në dreka për 9 muaj të vitit të parë, kur morën pushtetin.

Por, gjërat kanë ndryshuar ndër vite, e veçanërisht në të fundit, në 2024 kur kanë harxhuar për dreka e ngjarje të kabinetit 32 herë më shumë se në vitin e parë.

Kështu, prej rreth 3 mijë e 500 euro, këto shpenzime të kryeministrit dhe kabinetit të tij, vitin e kaluar shkuan në 112 mijë e 332 euro e 87 cent.

Sipas kësaj llogaritje, mesatarisht në ditë Kurti dhe stafi i tij i harxhuan 307 euro në dreka e darka ose gati sa një rrogë minimale në Kosovë, që është 350 euro nga viti i kaluar

Scroll to Top