Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shkurt 2026
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka sqaruar se raportimet mediatike që e lidhin me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Ajo thekson se nuk ka pasur asnjëherë njohje, takim apo kontakt me personin në fjalë.
Sipas sqarimit të saj, përmendja e emrit të saj në dokumentet e publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk dëshmon asnjë takim apo lidhje personale me të. Ajo shton se emri i saj nuk përmendet në asnjë dokument të publikuar.
Në emailin e palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë se cili, dhe nuk përmendet ndonjë kërkesë për takim në emër të saj. Çdo raportim ndryshe, sipas saj, përbën insinuatë dhe mashtrim ndaj opinionit publik.
Atifete Jahjaga kërkon që ky sqarim të publikohet nga mediat që kanë përmendur emrin e saj, duke theksuar se nuk ka njohur, takuar apo kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që ka mbajtur deri më tani.

















