Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 korrik 2025
Një grua ka sulmuar një grua tjetër, të dyja me lidhje familjare, të mërkurën në mesditë në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Rasti në Polici është paraqitur nga njëra prej tyre, e cila ka thënë se është sulmuar fizikisht nga kunata.
“E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

















