Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 qershor 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell gjatë gjithë ditës.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14° C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32° C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
IHMK-ja ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta

















