Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, diskutohet për funksionalizimin e trupave punuese

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 tetor 2025

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 14:00.

Në rend dite janë dy pika.

Anëtarët e Kryesisë do të zhvillojnë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit

Po ashtu, ata do të diskutojnë rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut.

Scroll to Top