Kryeqyteti nënshkruan kontratën 1.5 milionëshe për vazhdimin e punës së KRM “Pastrimi”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 maj 2025

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është nënshkruar kontrata 1.5 milionëshe për vazhdimin e punës së KRM “Pastrimi”. Pritet finalizimi përmes nënshkrimit edhe nga ana e Ndërmarrjes.

Komuna e ka quajtur të panevojshëm grumbullimin e punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës, ndërsa ka thënë se po keqpërdoren politikisht.

“Prandaj, përderisa Kryeqyteti është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendjeje, konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM ‘Pastrimi’ para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”.

“Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me kompaninë regjionale të ‘Pastrimit’, në vlerë prej 1.5 milion eurove, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet”, thuhet në njoftimin e Komunës, duke shtuar që presin nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga kompania regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në kryeqytet.

Scroll to Top