Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 shkurt 2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zgjedhur një formë interesante për t’u bërë thirrje qytetarëve ta përdorin aplikacionin për pagesa.
Ata përmes një shkrimi të shkruar në fletore kanë falënderuar qytetarët që po i kryejnë obligimet ndaj kompanisë.
“Faleminderit për pagesa të faturave të ujit. Ju lutem, pa humbur kohë, shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android. Nxitoni. Mundësi të panumërta. Afër, lehtë dhe shpejtë”, thuhet në thirrjen e tyre.


















