Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 mars 2025
Njësiti i Krimeve Ekonomike po kryen bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.
Kjo bastisje ka nisur mesditën e së enjtes, ndërsa deri tani nuk ka informacion të detajuar në lidhje me natyrën e hetimit.
Lapsiinfo ka siguruar pamje nga aksioni, ku shihet prezencë e madhe e hetuesisë.
Për detajet rreth bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë, Lapsiinfo do t’iu mbajë të informuar me kohë.