Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
15 mars 2025
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në ora 16:00 për të bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgejdhjeve të mbajtura me 9 shkurt.
Për kohën e takimit ka njoftuar zëdhënësi i këtij Komisioni Valmir Elezi.
”Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është edhe shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikën e Kosovës, 9 shkurt 2025, ka shkruar Elezi.
Sipas rezultateve asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm të votave për t’a krijuar e vetme Qeverinë.
Vetëvendosje mori mbi 396mijë vota nga të gjitha kategoritë e votuesve.
PDK shpallet forcë e dytë politike në kuvend, ku arriti të sigurojë mbi 196 mijë vota nga votuesit.
Ndërsa LDK rezulton të mbetet forca e tretë me mbi 171mijë vota e AAK e Ramush Haradinaj e koalicionin e krijuar grumbulloi 66 mijë vota.
VV – 48 mandate
PDK – 24 mandate
LDK – 20
AAK NISMA -8 mandate
Lista Serbe -9 mandate
Partia Serbe LDM -1 mandat
Partite jo serbe – 10 mandate
Për të pasur shumicën nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvnedin me 120 ulëse të Kosovës.