Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 korrik 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë dhe Kuvende Komunale që do të mbahen këtë vit.
Kjo periudhë ka nisur më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025.
Gjatë kësaj kohe, të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi të mësojnë se ku do të votojnë dhe nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë vendvotimin duke zgjedhur një qendër më afër vendbanimit të tyre – gjithmonë brenda të njëjtës komunë.
Procesi i ndërrimit të Qendrës së Votimit është i thjeshtë dhe mund të bëhet: Online, përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org. Fizikisht, duke paraqitur kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
KQZ u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të lehtësuar pjesëmarrjen në votim, duke e pasur qendrën sa më afër shtëpisë së tyre.

















