zgjedhjet 2025 1

KQZ-ja sot certifikon grupin e parë të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Gati gjysma e kandidatëve për deputetët nga radhët e subjekteve të ndryshme politike pritet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Bëhet fjalë për më shumë se 600 kandidatë për deputetë, të cilët i takojnë 11 subjekteve të ndryshme politike.

Ky lajm është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e mërkurë, 18 dhjetor 2024) në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me më shumë se 600 kandidatë”, njoftoi Elezi.

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59), ai tha se kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, Elezi bënë të ditru se është 1,280 kandidatë.

Partitë Politike:

1. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV), 110 kandidatë;

2. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 110 kandidatë;

3. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 110 kandidatë;

4. Srpska Lista, 48 kandidatë

5. Srpski Narodni Pokret, 12 kandidatë;

6. Fjala, 22 kandidatë;

7. Partia Librerale Egjiptiane (PLE), 60 kandidatë;

8. Nova Demokratska Stranka (NDS), 46 kandidatë;

9. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), 41 kandidatë;

10. Socialdemokratska Unija (SDU), 40 kandidatë;

11. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), 25 kandidatë;

12. Yenilikçi Türk Hareket Partisi (YTHP), 25 kandidatë;

13. Jednstvena Goranka Partija (JGP); 29 kandidatë;

14. Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI); 35 kandidatë;

15. Srpska Demokratija (SD), 13 kandidatë;

16. Partija Kosovskih Srba (PKS), 9 kandidatë;

17. Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO), 12 kandidatë;

18. Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH), 95 kandidatë;

19. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), 56 kandidatë;

20. Kosova Adalet Türk Partisi (KATP), 1 kandidat.

Koalcione: 1. Naša Bošnjaëka Koalicija, 28 kandidatë; 2. AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30, 110 kandidatë; 3. Koalicioni për Familje, 72 kandidatë; 4. PDAK – LPB, 100 kandidatë; 5. Koalicija Vakat, 48 kandidatë.

Nisma Qytetare: 1. Narodna Pravda, 10 kandidatë; 2. Opre Roma Kosova, 12 kandidatë.

Kandidat i pavarur: 1. Fatmir Bytyqi

Scroll to Top