KQZ çertifikon sot rezultatet e zgjedhjeve të fundit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 nëntor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sërish sot.

Gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ-ja pritet të certifikojë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash, që u zhvilluan më 9 nëntor 2025.

Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të kuvendeve komunale, sipas komunave, në kuadër të zgjedhjeve lokale 2025.

Javën e kaluar, KQZ-ja ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale të raundit të parë, të mbajtura më 12 tetor.

Zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe për Kryetarët e Komunave në Kosovë u zhvilluan më 12 tetor, ku 20 komuna e përfunduan procesin në raundin e parë, ndërsa 18 komuna të tjera votuan në balotazh më 9 nëntor

Scroll to Top