Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 mars 2025
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku dhe është bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Bazuar në rezultatet e certifikuara nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave.
E dyta radhitet PDK me 20.95% të votave.
Pas PDK-së radhitet LDK-ja me 18.27% të votave ndërsa AAK në këto zgjedhje ka arritur të grumbullojë 7.06% të votave.

















