Kosova sot shqyrton marrëveshjen kornizë me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 mars 2025

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje pritet të shqyrtojë Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Mbledhja e Qeverisë pritet të fillojë në ora 10:00.

Në janar të këtij viti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.

Në njoftim theksohej se kjo marrëveshje “do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Në mbledhjen e nesërme Qeveria pritet të marrë vendim edhe për disa shpronësime.

Nesër pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

Scroll to Top