Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
21 janar 2026
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për marrjen e ftesës nga Presidenti amerikan, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.
Rama ka thënë se ky është sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.
Por, ka shtuar se do të besojë se faktorët politikë në Kosovë do ta çmojnë këtë, “si një gjest që nuk është aspak pa lidhje”
“Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Osmani ka publikuar sot ftesën e Trump, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt”, ka deklaruar Osmani.

















