Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 prill 2025

Mbretëria e Bashkuar ka pranuar propozimin e Kosovës për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.

Kështu ka bërë të ditur sot presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila ka pritur në takim sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Osmani tha se me Lammyn kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik në fusha kyçe, duke përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë.

“Siç diskutuam gjatë takimit, e vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur propozimin tim për një thellim dhe zgjerim të partneritetit në këto dy fusha, si dhe atë të ekonomisë. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur. Konsideroj se ka hapësirë të jashtëzanoshme për fuqizim të mëtutjeshëm të aleancës sonë dhe prezencë akoma më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe anasjelltas”, tha Osmani në konferencë për media pas takimit me Lammyn.

Scroll to Top