Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
18 prill 2025
Shqiptarët janë më inteligjentë se një vit më parë. Raporti i regjistrit Ndërkombëtar të Inteligjencës për vitin 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga 126 shtete.
Me një nivel inteligjence prej 97.19 pikë, me një rritje prej 0.15 pikë krahasuar me vitin e kaluar, ku mesatarja e inteligjencës ishte 97.04. Por kjo shifër, sipas ekspertëve, duhet të jetë më e lartë, pasi të dhënat në raport nuk janë gjithashtu të standardizuara për të gjitha vendet përfshirëse.
“Sa dinamik ka qenë grupi që ka plotësuar këtë test? Sa i shpërndarë ka qenë në të gjithë vendin? Në grupmosha, në shkolla, apo sa ka marrë parasysh komponentë të tjerë demografik, social dhe kulturor? Këto faktorë cenojnë vërtetësinë e të dhënave”, thotë Erion Muça, ekspert arsimi dhe punësimi.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria është në fund për nivelin e inteligjencës së popullsisë. Serbia qëndron në vend të parë në rajon me një mesatare prej 100.86, e ndjekur nga Greqia me 100.07, Mali i Zi me 98.65, dhe Maqedonia e Veriut me 97.59.

Raporti zbulon se vendi me nivelin më të lartë të inteligjencës në botë është Kina, i ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japonia./Euronews Albania